KRU “Mitrovica” ka njoftuar për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në Vushtrri. Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes do të punojnë në rrjetin e ujësjellësit në rrugët “Lutfi Musiqi” dhe “Faruk Beqiri”, si dhe në Pantinë.
Ndërkohë, fshati Stanofc ka mbetur pa furnizim me ujë që nga mbrëmja e kaluar, si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor furnizues nga një palë e tretë. KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se pas sanimit të defektit pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm. Intervenime do të ketë edhe në rrjetin e kanalizimit në rrugët “Hamdi Gashi” dhe “Shaban Tahiri”.
Gjatë punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Kompania ka paralajmëruar gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt.
