E panë eklipsin pa syze mbrojtëse, mijëra njerëz raportojnë probleme

0%

Ekspertët kanë ngritur alarmin pas një rritjeje të madhe të kërkimeve në Google për dhimbje të syve pas eklipsit diellor, duke paralajmëruar se shumë njerëz mund ta kenë parë diellin pa mbrojtjen e duhur. Sipas Mirror, kërkimet për frazën “më dhembin sytë” u rritën ndjeshëm pas eklipsit, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme për të mos parë drejtpërdrejt diellin pa syze speciale.

Në Britani, kërkimet për këtë term u rritën me rreth 1,500 për qind krahasuar me një ditë më parë, ndërsa në Spanjë fraza përkatëse u rrit me rreth 5,000 për qind. Pas fenomenit, disa përdorues të rrjeteve sociale raportuan dhimbje sysh, dhimbje koke dhe shikim të turbullt, duke pranuar se kishin parë drejtpërdrejt diellin.

Mjekët paralajmërojnë se edhe disa sekonda ekspozimi mund të shkaktojnë retinopati diellore, një dëmtim të retinës që mund të ndikojë seriozisht në shikim. Oftalmologu Alex Ionides nga Spitali i Syrit Moorfields në Londër ka theksuar se është e gabuar të mendohet se gjatë një eklipsi të pjesshëm është e sigurt të shihet dielli pa mbrojtje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas ekspertëve, dëmtimi mund të mos japë simptoma menjëherë, por të shfaqet disa orë më vonë. Shenjat paralajmëruese përfshijnë dhimbje dhe skuqje të syve, shikim të turbullt ose të shtrembëruar, njolla të errëta në fushën e shikimit dhe ndryshime të papritura në shikim.

Në disa raste simptomat mund të zbuten me kalimin e kohës, por ekziston edhe rreziku i humbjes së përhershme të shikimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com