Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin e automjeteve në pikat e kalimit kufitar të Kosovës. Sipas të dhënave të publikuara mëngjesin e sotëm, pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë në Merdarë, ku qytetarët po presin 50 deri në 60 minuta, ndërsa kolona ka arritur në rreth 500 metra.
Pritje të konsiderueshme ka edhe në Jarinjë, ku për dalje nga Kosova pritjet janë 30 deri në 40 minuta, me kolonë rreth 400 metra. Në Dheu i Bardhë, pritjet për dalje janë 10 deri në 20 minuta, ndërsa kolona është rreth 100 metra. Ndërkaq, në Vërmicë, pritjet për dalje nga Kosova janë rreth 5 minuta, me kolonë prej afërsisht 60 metrash.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht të shkurtra. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
