Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar të enjten pasdite në Gjakovë, në kuadër të realizimit të një urdhërese aktive të Gjykatës, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Milazim Halilin rreth 45-vjeç, i cili është arrestuar më 13 gusht, rreth orës , në rrugën “ Ali Ibra ”.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Halili ishte person i kërkuar në bazë të një urdhërese aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë. Pas lokalizimit dhe arrestimit, ndaj tij është realizuar urdhëresa gjyqësore dhe 45-vjeçari është dërguar për vuajtjen e dënimit me tetë muaj burgim.
Ai është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
