Cristiano Ronaldo ka surprizuar tifozët duke u shfaqur me një model të ri flokësh, vetëm pak ditë pas martesës me Georgina Rodriguez në një ceremoni private në Cascais të Portugalisë.
Futbollisti portugez ka hequr dorë nga modeli i tij tradicional i flokëve, duke zgjedhur një prerje shumë të shkurtër me ngjyrë më të çelët. 41-vjeçari u fotografua në stërvitjen e parë me Al-Nassr, ndërsa përgatitet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Ange Postecoglou. Ronaldo numëron aktualisht 976 gola në karrierë dhe synon të arrijë shifrën historike prej 1,000 golash.
Vetëm pak ditë më parë, Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kurorëzuan lidhjen e tyre 10-vjeçare me martesë në një ceremoni civile private, ku ishin të pranishëm pesë fëmijët e tyre. Lajmi u konfirmua edhe nga përfaqësuesit e futbollistit, shkruan Euronews.al. Çifti u njoh në vitin 2016, kur Georgina punonte në një dyqan Gucci në Madrid.
Pas gati një dekade së bashku dhe pas fejesës vitin e kaluar, ata vendosën të martoheshin në një ceremoni larg vëmendjes së publikut. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
