Dyshohet se i vuri zjarrin tokës afër varrezave, arrestohet një

0%

Një person është arrestuar më nën dyshimet se i njëjti i ka vënë zjarrin një hapësire toke afër varrezave në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren, njofton Policia e Kosovës. Policia lidhur me rastin njoftoi se njësiti përkatës policor dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Ndërsa për vlerën e dëmit sqaruan se ende nuk dihet.

Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti i kanë vënë zjarrin një hapësire toke afër varrezave. Njësiti përkatës policor dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Vlera e dëmit nuk dihet ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo