Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës kanë bërë të ditur se sot në ora do të jenë në Kuvend, në kohën kur edhe kanë kërkuar të mbahet vazhdimi i seancës konstituive. Të dy partitë kanë kërkuar nga kryesuesi Avni Dehari ta thërrasë vazhdimin e seancës për në ora .
“Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit.
Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet në kërkesën e PDK-së. Deputeti i kësaj partie, Arian Tahiri është shprehur se PDK nuk i nënshtrohet qasjes abuzuese të deputetit të LVV-së, Albin Kurti, i cili, sipas tij, po e pengon konstituimin e Kuvendit.
“Albin Kurti nuk mund ta defunksionalizojë Kuvendin me qëllimin për t’i shantazhuar subjektet politike ose me zgjedhje, por përtej kësaj duke tentuar të imponojë qasje autoritare që është shumë e dëmshme sot për vendin”, shtoi ai.
Tahiri i ka bërë edhe ftesë publike kryesuesit të seancës, Avni Dehari që në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit ta thërrasë seancën konstituive çdo 48 orë. Ai njoftoi se kërkesën e PDK-së për mbajtjen e seancës nesër nga ora ua kanë dërguar edhe partive tjera politike që janë përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
“Edhe partive tjera të përfqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës ua kemi dërguar ftesën që nesër në orën të jenë prezent në sallë. PDK do të jetë e pranishme, Aleanca është përgjigj pozitivisht.
Tashmë presim që të përgjigjen edhe subjektet e tjera për shkak që është obligim kushtetues dhe moral i secilit prej nesh që të jemi në seancë dhe ta funksionlizojmë Kuvendin”, theksoi Tahiri. Ndërkaq, edhe Besnik Tahiri nga Aleanca ka bërë të ditur se i ka dërguar kërkesë kryesuesit Dehari për mbajtjen e një takimi me qëllim të përgatitjeve për seancë.
