Egnatia njeh kundërshtarin në finalen e “play off”

0%

Egnatia do të luajë në finalen e “play off” të Ligës së Europës, pasi eliminoi Shamrokun. Përballë kampionëve të Shqipërisë do të vendoset Lilestrom i Norvegjisë. Lilestrom është një klub i cili ka bërë çudinë në edicionin e kaluar ku edhe pse pjesë e kategorisë së dytë, ia doli të fitonte Kupën në këtë vend e siguronte pjesëmarrjen europiane direkt në play-off të Ligës së Europës.

Sfida e parë do të luhet në shtëpi. Ajo e kthimit në transfertë. Datat e rezervuara janë 20 dhe 27 gusht. Qetësia qëndron pasi janë siguruar të paktën grupet e Ligës së Konferencës.

Burimi: Bota Sot