E premtja me diell dhe temperatura deri në 35°C

0%

Nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë ditës do të ketë zhvillim të vranësirave të pakta deri në mesatare, por në përgjithësi kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme. “Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s”, njofton IHMK. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com