Ilir Daja i sjell miliona të tjera Dinamos, konfirmohet shuma e plotë nga UEFA në Evropë! Dinamo është kualifkikuar në finalen e “play off” të Ligës së Konferencvës. Përballë do të jetë Pafos i Qipros, pikërisht pas eliminimit të Audas së Letonisë. Dinamo fitoi 4:0 në Elbasan. Ilir Daja me ekipin e tij i solli Dinamos miliona të tjera. Deri tani janë siguruar saktësisht 1,45 milionë euro.
Sfida e radhës është për bonusin e madh. Nëse Dinamo shkon në grupe, atëherë automatikisht do të ketë fituar 3,17 milionë euro gjatë gjithë periudhës së kualifikueseve.
