Sapo ka dalë nga shtypi libri “KU ËSHTË BESIMI JUAJ?”, i autorit Reinhard Kittl, i përkthyer nga gjermanishtja, i përgatitur dhe i përshtatur në gjuhën shqipe nga Dom Fran Sopi, meshtar i Kishës Katolike “Shën Katarina e Aleksandrisë” në Pejë. Libri është botuar nën ISBN e Shtëpisë Botuese HIERONYMUS, Klinë, 2026, ndërsa shtypjen e ka realizuar FAB Advertising – Pejë.
Botimi origjinal i veprës mban titullin “WHO IST EUER GLAUBE” dhe është botuar në vitin 2012. Vepra trajton, në mënyrë biblike, teologjike dhe shpirtërore, çështjen e besimit, duke e ftuar lexuesin të reflektojë mbi marrëdhënien personale me Hyjin, jetën e lutjes, përvujtërinë, Eukaristinë, dashurinë dhe dëshminë e krishterë.
Për Dom Fran Sopin, përkthimi i këtij libri nuk është vetëm kalim i fjalëve nga një gjuhë në tjetrën, por një urë ndërmjet dy brigjeve shpirtërore, përmes së cilës mendimi i autorit i përcillet lexuesit shqiptar me qartësi dhe ndjeshmëri baritore. Vetë titulli “Ku është besimi juaj?” përbën një ftesë për shqyrtim të ndërgjegjes dhe për rikthim te thelbi i jetës së krishterë.
Libri nuk synon vetëm të informojë, por ta ndihmojë lexuesin të ndalet, të meditojë dhe ta jetojë më thellë besimin e vet. Ky botim përbën një kontribut të ri në literaturën shpirtërore në gjuhën shqipe dhe u drejtohet meshtarëve, rregulltarëve, katekistëve, familjeve, të rinjve dhe të gjithë atyre që dëshirojnë ta njohin dhe ta jetojnë më thellë misterin e besimit të krishterë.
“Ku është besimi juaj?” është një pyetje që nuk kërkon vetëm përgjigje me fjalë, por dëshmi me jetë. Klinë, më
