Kotobelli rikthehet te Flamurtari

0%

Tashmë është zyrtare: Blerim Kotobelli është një lojtar i Flamurtarit. Klubin vlonjat ka prezantuar afrimin e mbrojtësit me eksperiencë, me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Mirë se u ktheve në familjen kuqezi! Familja kuqezi mirëpret mbrojtësin Blerim Kotobelli, i cili do të jetë pjesë e Flamurtari F.C. në sezonin e ri”, shkruhet në njoftimin e Flamurtarit.

Vetëm pak ditë më parë Kotobelli njoftoi largimin nga Teuta dhe tashmë është gati për një eksperiencë të re në Kategorinë e Parë me fanellën e Flamurtarit, klub me të cilin është aktivizuar ehe më herët në karrierën e tij.

Burimi: Bota Sot