Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri është rritur sërish, duke kaluar nga 199 në 215 lekë për litër. Rritja prej 16 lekësh vjen pas një periudhe uljeje të çmimit dhe në një kohë kur tregjet ndërkombëtare të naftës po përballen me luhatje.
Sipas vëzhgimeve në pikat e shitjes, çmimi i naftës është rikthyer në nivele më të larta, duke shtuar koston për drejtuesit e automjeteve dhe bizneset që varen nga karburanti. Lëvizja në tregun vendas vjen në një periudhë kur edhe çmimet ndërkombëtare të naftës kanë ndryshuar ndjeshëm.
Rritjet në tregjet e huaja janë reflektuar edhe në Shqipëri, duke sjellë disa ndryshime të çmimeve të karburanteve. Gjatë muajve mars-qershor, në kushtet e luhatjeve të forta të çmimeve, në Shqipëri funksionoi Bordi i Transparencës, i cili përcaktonte çmimet maksimale të shitjes për naftën dhe karburantet e tjera.
Tashmë, nafta në pikat e shitjes është ngjitur në 215 lekë për litër, nga 199 lekë që ishte më parë.
