Një pyll është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Gllarevë të Klinës. Detaje për Gazetën Sinjali ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, si dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat janë duke punuar për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Rrethanat e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihen. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
