Hera e parë pas 23 viteve, Rumania mbyll centralin bërthamor për

0%

Rumania ka mbyllur përkohësisht centralin bërthamor të Cernavoda-s për shkak të rënies së nivelit të ujit në lumin Danub, duke shkaktuar shqetësime për furnizimin me energji elektrike në vend. Kjo është hera e parë në 23 vjet që centrali përballet me një mbyllje të tillë. Niveli i ujit në Danub ka rënë në atë masë sa nuk ka më ujë të mjaftueshëm për ftohjen e duhur të reaktorëve.

Centrali i Cernavoda-s përdor ujin e Danubit në sistemin e ftohjes, ndërsa temperaturat e larta dhe thatësira kanë ndikuar në uljen e ndjeshme të prurjeve të lumit. Për të kompensuar mungesën e prodhimit vendas, Rumania ka nisur të importojë energji elektrike nga Ukraina, raportojnë mediat .

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe nivelin e Danubit, ndërsa rikthimi i plotë i prodhimit të centralit do të varet nga kushtet hidrologjike dhe mundësia për të garantuar ftohjen e sigurt të reaktorëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Situata vë në pah edhe një herë ndikimin e thatësirave dhe temperaturave të larta në infrastrukturën energjetike, veçanërisht në centralet që varen nga burimet ujore për sistemet e ftohjes.

Burimi: Telegrafi