Man City nuk humb kohë, ofron plot 120 milionë euro për Enzo Fernandez

0%

Manchester City ka bërë një lëvizje të fortë për transferimin e mesfushorit argjentinas Enzo Fernandez, kapitenit të Chelseat, duke paraqitur një ofertë zyrtare prej 120 milionë eurosh, në përpjekje për ta finalizuar marrëveshjen gjatë këtij afati kalimtar.

Drejtuesit e Manchester Cityt kanë vepruar për të përmbushur kërkesën e trajnerit Enzo Maresca, i cili e ka bërë të qartë se dëshiron transferimin e mesfushorit argjentinas dhe i ka kërkuar klubit të bëjë gjithçka për ta kompletuar marrëveshjen.

Megjithatë, Chelsea ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për ofertën e dorëzuar, pasi klubi londinez kërkon një shumë më të lartë për kapitenin e tij. “Blutë” e vlerësojnë Enzo Fernandezin rreth 120 milionë funte, që janë afërsisht 139 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Raportimet bëjnë të ditur se Chelsea i ka vendosur Manchester Cityt afat deri të premten për të paraqitur një ofertë që përputhet me kërkesat e tyre financiare, duke e futur kështu marrëveshjen në një fazë vendimtare. Enzo Fernandez është 25-vjeçar dhe ka kontratë me Chelsean deri në qershor të vitit 2032, çka i jep klubit londinez një pozicion të fortë në negociatat për të ardhmen e tij.

Tashmë vëmendja është te përgjigjja e Chelseat ndaj ofertës së Manchester Cityt dhe nëse kampionët anglezë do të vendosin ta rrisin paketën financiare për të siguruar transferimin e kapitenit të klubit londinez./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi