Policia e Kosovës njoftoi për dy raste të ekstradimit që janë zhvilluar drejt Kosovës, nga dy shtete të tjera. Policia njofton se më 12 gusht u ekstradua nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi i Kosovës M.T., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja edhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kurse, më 13 gusht u ekstradua nga Hungaria për në Kosovë shtetasi i Serbisë I.S., pasi që kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja edhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Këto ekstradime u mundësuan falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe dy shteteve në fjalë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
