Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me qitje reale

0%

Ushtarët italianë të KFOR-it, kanë zhvilluar një stërvitje me qitje reale në poligonin e qitjes “Razorback”, në afërsi të Prishtinës. Sipas KFOR-it, trajnimi kishte për qëllim ruajtjen e aftësive dhe gatishmërisë së ushtarëve për përdorimin e sistemeve individuale të armëve, si dhe forcimin e procedurave operacionale.

Gjatë stërvitjes u synua gjithashtu përmirësimi i koordinimit dhe rritja e sigurisë dhe besimit të pjesëtarëve në përdorimin dhe mirëmbajtjen e sigurt të armëve. KFOR ka theksuar se aktivitete të tilla trajnuese ndihmojnë në ruajtjen e një niveli të lartë të gatishmërisë operacionale dhe ndërgjegjësimit për situatën.

Sipas KFOR-it, këto aktivitete janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Misioni i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur se vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi