KRU Prishtina me paralajmërim për banorët e Miradisë së Ulët: Mos e

0%

KRU “Prishtina” ka njoftuar banorët e Miradisë së Ulët që të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitjen e ushqimit, pasi gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit është vërejtur përkeqësim i cilësisë së ujit.

“Gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit në fshatin Miradi e Ulët, është vrejtur përkeqësim i cilësisë së ujit.” Për këtë arsye, KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që, deri në një njoftim të radhës, të mos e përdorin ujin për konsum dhe për përgatitjen e ushqimit.

Sipas njoftimit, kjo masë do të jetë në fuqi deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe konfirmimin e sigurisë së ujit për konsum. KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se për çdo informacion të ri banorët do të njoftohen me kohë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com