Historike, Messi kompleton “hat-trickun” e parë në Botëror

0%

Shpërndaje në: Lionel Messi e ka nisur në mënyrë të pabesueshme Kupën e Botës në futboll. Superylli argjentinas ka kompletuar “hat-trickun” në ndeshjen ndaj Algjerisë. Messi është vetëm argjentinasi i tretë që ka realizuar tre gola në një ndeshje të Botërorit. Ai po e luan ndeshjen e 200-të për Argjentinën, ndërsa i ka 120 gola. Në Botërorë, Messi i ka 16 gola. Tani e ndan rekordin me Miroslav Klosen. Messi ka lëshuar fushën në minutën e 79-të, te rezultati 3:0. Është përcjellë me thirrje të shumta të tifozëve.

Burimi: Koha