Lionel Messi shënon golin e dytë ndaj Algjerisë – Argjentina me epërsi komode

0%

Lionel Messi ka shënuar edhe golin e tij të dytë në ndeshjen mes Argjentinës dhe Algjerisë në Kupën e Botës 2026, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij vendimtar për kampionët në fuqi. Goli erdhi në minutën e 60-të të takimit, pas një goditjeje nga distanca të Alexis Mac Allister, e cila u prit jo mirë nga portieri algjerian. Topi i mbetur në zonë u shfrytëzua menjëherë nga Lionel Messi, i cili u gjend në vendin e duhur për ta dërguar në rrjetë. 🚨🌎 MESSI DOUBLES THE LEAD FOR ARGENTINA! Argentina 2-0 Algeria. pic.twitter.com/7Iza4SPFTe — Tekkers Foot (@tekkersfoot) June 17, 2026 Ky është goli i dytë personal i Messit në këtë ndeshje, pasi kapiteni argjentinas kishte shënuar më herët në minutën e 18-të me një goditje spektakolare nga distanca. Me këtë dopietë, Messi vazhdon të jetë lideri kryesor i Argjentina në përballjen ndaj Algjerisë, duke rritur avantazhin në një ndeshje të rëndësishme të fazës së grupeve.

Burimi: Telegrafi