Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka ide të qarta për rolin që Jude Bellingham do ta ketë në skuadrën e tij sezonin e ardhshëm. Sipas Diario AS, Mourinho planifikon ta përdorë mesfushorin anglez si numër 10 në sistemin e tij të preferuar 4-2-3-1.
Trajneri portugez beson se një rol më i avancuar dhe me më shumë liri në fazën sulmuese mund t’ia nxjerrë në pah të gjitha cilësitë Bellinghamit, ashtu siç ndodhi gjatë sezonit të tij të parë në Madrid.
Me dy mesfushorë të pozicionuar pas tij, 23-vjeçari pritet të ketë më shumë hapësirë për të krijuar raste, për t’u futur në zonë dhe për të shfrytëzuar aftësitë e tij në realizimin e golave. Bellingham vazhdon të konsiderohet një nga mesfushorët më të kompletuar, falë kombinimit të fuqisë fizike, teknikës, kreativitetit dhe aftësisë për të shënuar.
Anglezi shkëlqeu edhe në Kupën e Botës 2026, ku realizoi shtatë gola dhe dhuroi një asistim në tetë paraqitje, duke ndihmuar Anglinë ta mbyllte turneun me medaljen e bronztë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
