AK-47 dhe pistoletë gjenden në bagazhin e BMW-së në Ferizaj,

0%

Një 35-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Manastirc të Ferizajt, pasi Policia gjatë një kontrolli në pronën e tij ka gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe municion. Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit F.H.

Gjatë kontrollit, në garazhin që ndodhej në oborrin e tij, përkatësisht në bagazhin e një automjeti BMW me ngjyrë të zezë, Policia ka gjetur një pushkë automatike AK-47, një pistoletë, si dhe pesë karikatorë me gjithsej 181 fishekë. Sipas Policisë, janë sekuestruar tre karikatorë me 139 fishekë për armën automatike dhe dy karikatorë me 42 fishekë për pistoletën.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, ndërsa me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com