Vrasja e djegia për së gjalli – çka thuhet në dosjen ndaj të

0%

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më ka ngritur aktakuzë ndaj Sinisha Spasiq për krime lufte kundër popullatës civile në territorin e komunës së Vushtrrisë. Spasiq po akuzohet se më në Reznik të Vushtrrisë, me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, kanë marrë pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë.

KALLXO.com ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Speciale ku përshkruhen veprimet e të pandehurit. Sipas aktakuzës, i pandehuri Sinisha Spasiq, gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, në fshatin Reznik të Vushtrrisë, së bashku me pjesëtarë të tjerë të veshur me uniforma të policisë dhe ushtrisë së Serbisë, duke përfshirë këtu edhe Sllagjan Trajkoviqin, tani i dënuar nga g jykata e shkallës së parë me 10 vite burgim, dhe persona të tjerë të paidentifikuar, me datën kanë zhvilluar aksion me qëllim të vrasjes së popullatës së pafajshme civile shqiptare.

Sipas aktakuzës, këto forca ishin vendosur në shtëpinë e Sh.Z., të cilën e shfrytëzonin si shtab ku pranonin urdhra nga Zoran Kostiq, gjithashtu tani i dënuar nga gjykata e shkallës së parë, dhe në bazë të këtyre urdhrave fillonin plaçkitjen, dhe djegien e shtëpive shqiptare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në aktakuzë thuhet se në këtë aksion në fshatin Reznik, këto forca kishin hyrë në shtëpinë e një familjeje shqiptare, dhe kishin vrarë: I.U, M.U., B.U., F.U., T.U., dhe H.U., ndërsa F.U. dhe S.U. i kanë djegur të gjallë. Aty thuhet se pas vrasjes së viktimave, forcat serbe i kanë vënë flakën shtëpive, ku më pas janë djegur edhe disa nga viktimat.

Aktakuza thotë se pastaj të njëjtit persona, këtu edhe i pandehuri Sinisha Spasiq, të armatosur e të përgjakur kanë vazhduar për në oborrin e një familjeje tjetër shqiptare, ku kanë takuar një grua nga e cila kanë kërkuar para, e më pas e kanë marrë atë me dhunë dhe e kanë dërguar në katin e dytë të shtëpisë ku e kanë rrahur vazhdimisht për një orë, duke i thyer dhëmbët.

Tutje, në aktakuzë thuhet se prindërit e gruas, i kanë mbajtur në katin e parë të shtëpisë duke mos i lejuar që të dalin nga dhoma, dhe pikërisht i pandehuri Sinisha Spasiq, i armatosur gjatë gjithë kohës, ka qëndruar tek dera e shtëpisë duke i ruajtur të mos dalin. Në atë moment një person është alivanosur, ndërsa gruan e kanë sjellë poshtë duke e rrahur vazhdimisht.

Me këto veprime i akuzuari Sinisha Spasiq po akuzohet se ka kryer veprën penale “Krime e lufte kundër popullsisë civile”.

Gjykimet për krimet e luftës Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu .

Burimi: Kallxo