Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i

0%

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu në Jabllanicë të Vogël të Pejës. Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës , ndërsa Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje. Nga i dyshuari janë sekuestruar një armë e tipit Sarsilmaz, një fishek, dy gëzhoja, dy karikatorë dhe një leje e armës.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, apelon tek tё gjithё qytetarёt qё, gjatё organizimit tё ahengjeve dhe festimeve tё tjera, tё pёrmbahen nga pёrdorimi i armёve, Policia e Kosovёs do tё ndёrmarrё masa ndaj tё gjithё atyre qё pёrdorin armё nё menyyrё tё kundёrligjshme” , thotë PK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot