Oferta prej 130 milionë eurosh refuzohet nga Galatasaray për yllin e

0%

Galatasaray ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 130 milionë eurosh për sulmuesin nigerian Victor Osimhen, duke mos pranuar as të nisë negociatat me klubin saudit Al-Hilal. Sipas gazetarit Florian Plettenberg të SkySport , Al-Hilal ka paraqitur përmes një ndërmjetësi një propozim verbal prej 130 milionë eurosh për transferimin e 27-vjeçarit.

Klubi saudit synon të bëjë një tjetër goditje të madhe në afatin kalimtar veror, duke afruar një prej sulmuesve më të kërkuar në futbollin evropian. Megjithatë, shuma e jashtëzakonshme nuk ka ndryshuar aspak qëndrimin e drejtuesve të Galatasarayt.

Salah nuk është as në top treshe: Zbulohet renditja e 10 lojtarëve më të paguar në Turqi Klubi turk nuk është i gatshëm të negociojë për Osimhenin dhe për momentin, nuk ka ndërmend të ulet në tryezë me përfaqësuesit e Al-Hilalit. Galatasaray i vendosur për Osimhenin Në Stamboll, Osimhen konsiderohet si një element kyç i projektit sportiv të klubit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sulmuesi nigerian realizoi 22 gola dhe dha gjashtë asistime në 32 paraqitje gjatë sezonit të kaluar, duke u shndërruar në një prej figurave kryesore të skuadrës. Drejtuesit e Galatasarayt preferojnë të ruajnë konkurrueshmërinë e ekipit, si në kampionatin turk, ashtu edhe në arenën evropiane, në vend që të përfitojnë financiarisht nga shitja e yllit të tyre.

Ndërkohë, Al-Hilal vazhdon të shqyrtojë alternativa të nivelit të lartë për përforcimin e repartit ofensiv. Mbetet për t’u parë nëse klubi saudit do të rikthehet me një ofertë zyrtare me shkrim, por për momentin, dera e largimit të Osimhenit nga Galatasaray duket plotësisht e mbyllur.

Afati kalimtar i verës do të tregojë nëse fuqia financiare e klubeve saudite do të jetë në gjendje të ndryshojë qëndrimin e palëkundur të klubit turk.

Burimi: Telegrafi