Juventusi me dilemën e portierit

0%

Garë dyshe për portën e Juventusit: Suzuki ose Vicario titullar mes shtyllave sezonin e ri? Starti i kampionatit po afron dhe pyetja nuk ka ende një përgjigje. Për japonezin e Parmës situata duket se është komplikuar dhe kështu po fiton kuota portieri i Tottenham-it. Ardhja e Suzuki-t te skuadra e trajnerit Spalletti kalon nga shitja e lojtarit nga Parma te PSG (35 milionëi euro).

Mes klubit francez dhe Suzuki-t ka një marrëveshje verbale, por bisedimet nuk janë mbyllur ende. Në këtë pikë mbetet pezull edhe trasferimi i mundshëm i japonezit te Juventusi në huazim për një sezon. Dhe me çfarë formule? Huazim i pastër, apo me detyrim blerjeje? Kush do ta paguajë lojtarin dhe cilat janë kushtet për rikthimin në Paris në qershor?

Këto tema janë diskutuar mes dy klubeve në kontaktet që kanë pasur këto ditë, por nuk ka një vendim konkret, përderisa portieri nuk është ende pjesë e PSG-së. Në këto kushte, janë rriur kuotat e Guglielmo Vicario, në dalje nga Tottenham. Bisedimet me ‘Spurs’ janë për 15-16 milionë euro në total.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Te Juventusi shpresojnë ta zgjidhin çështjen brenda fundjavës, për trajnerin Spalletti portieri është një urgjencë.

Burimi: Bota Sot