Zgjerimi i autostradës/ ARRSH njofton bllokimin e dy korsive

0%

Dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës do të bllokohen përkohësisht gjatë netëve të 14 dhe 15 gushtit, për shkak të punimeve për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ndërhyrja do të kryhet në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)” dhe do të zhvillohet nga ora deri në . Gjatë këtij intervali, automjetet që do të lëvizin në drejtim të Durrësit do të devijohen në dy korsitë e anës së majtë të autostradës.

Këto korsi do të funksionojnë përkohësisht me dy drejtime lëvizjeje, për të mundësuar vijimin e qarkullimit. Ndërkohë, mjetet që kanë destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesa. ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet gjatë kohës së ndërhyrjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon gjithashtu mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për kufizimet e përkohshme të qarkullimit.

Burimi: Bota Sot