Jo vetëm Salah

0%

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi do të ketë një partner tjetër sulmi te Trabzonspor. Bëhet fjalë për Darwin Nunez i cili do të huazohet nga Al-Hilali. “The Sun” shkroi se klubi turk do të mbulojë rreth 8 milionë euro nga paga e sulmuesit 27-vjeçar uruguaian prej 22 milionë eurosh, që është më shumë se ajo që fiton aktualisht Mohamed Salah.

Darwin Nunez dhe Salah luajtën 122 ndeshje së bashku për Liverpoolin, nga viti 2022 deri në vitin 2025. Dyshja do të ribashkohet në Turqi për edicionin e ri.

Burimi: Bota Sot