Dinamo do të luajë sonte shansin e saj të fundit për të provuar edhe një herë tjetër “play off”-in e Ligës së Konferencës.
Skuadra e Dajës do të përballet me Audën dhe për këtë takim, skuadra ka pasur rreth 10 ditë kohë për t’u përgatitur.Blutë do të duhet të bëjnë pa shërbimet e Përndrecës, i cili u ndëshkua me karton të kuq në transfertë ndërkohë që Alhasan do të jetë për herë të parë me skuadrën, i afruar së fundmi.
Kështu, në portë pritet që të jetë titullar Aldo Teqja, i cili do të ndihmohet nga Dita dhe Aliji në qendër të mbrojtjes që mbetet të paprekshëm. Në të djathtë, do të jetë edhe një herë tjetër Ismaili i cili ka siguruar vendin e titullarit, teksa nga e majta pritet që Loran të zërë vendin e Përndrecës.
Në mesfushë, nuk do të ketë ndryshime dhe janë Manellari, Qefalija e Qardaku të planifikuar si titullarë. Pak më të avancuar, do të jetë Vila me Malomon ndërkohë që në qendër të sulmit, fanellën e titullarit pritet që ta ketë Hekuran Berisha. Formacioni i mundshëm: Teqja, Ismaili, Dita, Aliji, Lorran, Qefalija, Manellari, Qardaku, Malomo, Vila, Berisha
