Unai Emery ka vendosur një rekord aspak pozitiv në historinë e Superkupës së UEFA-s. Trajneri spanjoll ka humbur të katërta ndeshjet e Superkupës së Evropës që ka drejtuar gjatë karrierës së tij. Humbja e fundit erdhi më , kur Aston Villa u mposht 2-1 nga Paris Saint-Germain në “Red Bull Arena” të Salzburgut. Për Emery, kjo ishte humbja e katërt në po aq paraqitje në Superkupën e UEFA-s.
Trajneri 54-vjeçar nuk ka arritur asnjëherë ta fitojë këtë trofe, pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm që ka pasur në Europa League. Emery e ka fituar pesë herë Europa League-n, duke përfshirë edhe periudhën kur kompeticioni quhej Kupa UEFA, por në Superkupën e Evropës fati i tij ka qenë krejt ndryshe. Dy humbjet e para i pësoi në vitet 2014 dhe 2015, kur drejtonte Sevilla-n.
Në të dyja rastet, skuadra spanjolle nuk arriti të fitonte trofeun. Humbja e tretë erdhi në 2021, këtë herë në stolin e Villarrealit, ndërsa e katërta është ajo e vitit 2026 me Aston Villan. Kështu, Emery mbetet një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e Europa League-s, por Superkupa e UEFA-s vazhdon të jetë një trofe që i ka shpëtuar në të gjitha përpjekjet e tij.
