Raportimi ekskluziv i Sinjalit për aksionin e Antidrogës në Vushtrri,

0%

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurit me iniciale L.B., F.S., dhe L.S., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale për kryerjen e veprave penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancancave psikotrope dhe analoge”, ndërkaq i pandehuri F.S., edhe për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“, lajm për të cilin Gazeta Sinjali ka raportuar dje ekskluzivisht.

Tre të pandehurit, me datë rreth orës në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë në fshatin Pestovë Komuna e Vushtrrisë, së bashku me dy automjetet e tyre pa autorizim kanë transportuar substanca narkotike të llojit marihuanë, me qellim shitje, ku njëri automjet është drejtuar nga i pandehuri L.B., ndërkaq automjetin tjetër është drejtuar nga i pandehuri L.S., dhe pasagjer i pandehuri F.S..

Ekskluzive | Këta janë tre të arrestuarit pas incidentit në aksionin e Antidrogës në Vushtrri – vetura dyshohet se goditi policin Të njëjtit gjatë tentimit të policisë për ti ndaluar në rreth rrotullimin e fshatit Pestovë, godasin policinë dhe në tentim për të ikur shkaktojnë vet aksident në fshatin Pestovë, ku gjatë patrullimit të veturës gjendet një çantë brenda të cilës janë gjetur dhe sekuestruar tre kilogramë e tetëmbëdhjetë (3018) gramë substancë narkotike e llojit marihuanë e cila është sekuestruar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekskluzive | Aksioni i Antidrogës në Vushtrri: Vetura iu vërsul dhe e goditi policin – ai shtiu në vetëmbrojtje, tre persona në pranga Seanca për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) të pandehurit pritet të mbahet para gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com