Kontroll te shitësit ambulantë në Pejë, sekuestrohen mjete të

0%

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut, ka zhvilluar një aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e mjeteve të mprehta dhe mjeteve të tjera të dyshimta. Sipas Policisë, gjatë aktiviteteve të zhvilluara më , ishte vërejtur se disa shitës ambulantë po shisnin mjete të mprehta, boksa metalikë dhe mjete të tjera.

Aktiviteti ka vazhduar edhe më 12 gusht, kur inspektorët e tregut, të asistuar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë, kanë kryer kontrolle tek shitësit ambulantë dhe, duke respektuar procedurat ligjore, kanë sekuestruar: 86 mjete të mprehta (briska), 19 boksa metalikë,2 shufra metali, 3këllëfë thikash.

Policia ka bërë të ditur se aktivitetet janë zhvilluar me qëllim të parandalimit të shitjes së mjeteve të tilla dhe ruajtjes së sigurisë publike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com