Messin apo Ronaldon, me cilin do të preferonte të punojë trajneri

0%

Cesc Fàbregas ka folur për rrugëtimin e tij si trajner dhe për eksperiencën që po e përjeton te Como, klub të cilin brenda tre vitesh e ka rikthyer në Serie A dhe e ka çuar për herë të parë në histori në Champions League, pas vendit të katërt të sezonit të kaluar.

Në intervistën e dhënë për drejtorin e Corriere dello Sport, Ivan Zazzaroni, Fàbregas i veçoi disa ndeshje që e kanë bërë veçanërisht krenar për futbollin e treguar nga skuadra e tij. Ai e përmendi fillimisht fitoren 3-0 ndaj Lazios në udhëtim, por edhe ndeshjen e kthimit në Romë, ku, sipas tij, Como e shfaqi futbollin që e emocionon më shumë.

Fàbregas e kujtoi përdorimin e Caqueret si “9 fals”, ndërsa në formacion ishin edhe Nico Paz, Baturina, Perrone e Da Cunha, me Sergi Roberto që hyri më vonë në lojë. Një tjetër ndeshje që spanjolli e veçoi ishte fitorja 2-0 ndaj Juventusit në Allianz Stadium. “Edhe duke luajtur me një strukturë pak më ndryshe, skuadra e tregoi një personalitet që më pëlqeu shumë”, tha Fàbregas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Messi apo Cristiano Ronaldo? Më pas, intervista kaloi te një pyetje shumë interesante: cilin do ta kishte më stimuluese ta stërviste, Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin? Fàbregas e zgjodhi Messin. “Besoj Leon, sepse e njoh. E di tashmë çfarë mund t’i kërkoj, çfarë di të bëjë, cili është pozicioni më i mirë për të dhe cili është konteksti më i mirë”, u shpreh ai.

Sa i përket Cristiano Ronaldos, Fàbregas e pranoi se do të ishte një sfidë shumë e rëndësishme. “Do të ishte një sfidë e madhe. Do të duhej ta njihja pak më shumë ”, tha trajneri i Comos. Në fund, ai e theksoi lidhjen e veçantë që e ka me Messin, pasi të dy janë njohur që nga periudha e tyre te Barcelona. “Leon e njoh, është miku i gjithë jetës. E njoh në mënyrë perfekte.

A do t’i thosha ‘bëj këtë, bëj atë’? Jo, por mund të flisnim për këtë”, përfundoi Fàbregas..

Burimi: Bota Sot