Messi rikthehet në fushë pas vdekjes së babait, por Inter Miami

0%

Lionel Messi e bëri një rikthim emocionues në fushën e lojës pas vdekjes së babait dhe aludimeve të tij për tërheqje nga futbolli, por kjo nuk mjaftoi për Inter Miamin, që u eliminua nga Leagues Cup pas humbjes 3-2 ndaj meksikanëve të León.

Kapiteni i Inter Miamit u rikthye në Florida nga Argjentina të martën, pasi kishte marrë pjesë në funeralin e babait të tij, dhe u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, duke u pritur me një ovacion të madh, shkruan “Ansa”,. Messi mori pjesë të dielën në funeralin e babait të tij. Jorge, i cili ishte edhe menaxher i tij, ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 68-vjeçare.

Të mërkurën në mëngjes, Messi e publikoi në rrjetet sociale një homazh prekës për babain e tij, duke e pranuar se nuk ishte i sigurt nëse dëshironte të vazhdonte të luante futboll. “Nuk e di çfarë do të bëj pa ty, nuk e di si do të vazhdoj”, s hkroi ai. “Gjithmonë kam luajtur futboll dhe tani kam dyshime serioze nëse do të vazhdoj ta bëj edhe për shumë gjatë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Miami ishte në avantazh 1-0, por dy gola të kolumbianit Daniel Arcila i mundësuan Leónit ta përmbyste rezultatin dhe ta fitonte ndeshjen, duke u bërë kështu skuadra e parë që kualifikohet në çerekfinale të turneut, pas tre klubeve nga MLS dhe Liga MX. Messi ishte vënë në dispozicion të trajnerit Guillermo Hoyos për përpjekjen e dëshpëruar të Miamit për të avancuar tutje në Leagues Cup..

Burimi: Bota Sot