Aktorja kubano-spanjolle Ana de Armas është fotografuar duke shkëmbyer një puthje pasionante me muzikantin Beto Montenegro gjatë pushimeve verore, duke dhënë sinjale se ka lënë pas spekulimet për një romancë me Tom Cruise.
Fotot e publikuara nga mediat rozë tregojnë çiftin në momente shumë intime pranë bregdetit, ku ata shfaqen të përqafuar dhe duke shijuar pushimet larg vëmendjes së Hollywood-it. Ana dukej e relaksuar dhe e buzëqeshur gjatë gjithë kohës.
Pamjet kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, pasi muajt e fundit emri i saj ishte lidhur vazhdimisht me Tom Cruise pas disa daljeve të përbashkëta që ndezën thashethemet për një lidhje të mundshme. Asnjëri prej tyre nuk i konfirmoi kurrë zërat.
Aktorja kubano-spanjolle Ana de Armas Tashmë, me paraqitjen e saj krah Beto Montenegro-s, mediat ndërkombëtare po raportojnë se aktorja duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën personale.
Ana de Armas, e njohur për filmat Knives Out, Blonde dhe No Time to Die, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të Hollywood-it, ndërsa jeta e saj private mbetet vazhdimisht në fokusin e mediave të showbizit. Aktorja kubano-spanjolle Ana de Armas
