Trump lavdëron bllokadën e “murit të çeliktë”, zotohet se SHBA-ja do

0%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kontrollin mbi Ngushticën strategjike të Hormuzit dhe është zotuar se “do ta mbajnë atë”, raporton Euronews më . “SHBA-ja ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit. Mendoj se do ta mbajmë atë!” – ka shkruar Trump në postimin në platformën e tij, Truth Social.

“Bllokada jonë detare po quhet nga të gjithë, ‘mur çeliku’, dhe nuk ka asgjë që Irani mund të bëjë për këtë”. Trump ka pohuar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara kontrollojnë ngushticën, e cila është jetike për rrjedhën e energjisë dhe transportit të mallrave të tjera përmes Lindjes së Mesme.

Megjithatë, Irani thotë se kontrollon efektivisht hisen më të madhe të rrugës ujore dhe synon të vendosë një sistem taksash si kundërpërgjigje ndaj luftës së SHBA-së të nisur nga presidenti Trump më . Trump u ka deklaruar të martën vonë gazetarëve: “Ne kemi kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit tani. Ata nuk kanë kontroll. Ne kemi kontroll të plotë. Ne e zotërojmë atë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Forcat amerikane dhe izraelite kanë bombarduar rëndë ushtrinë e Iranit dhe kanë vrarë një pjesë të madhe të udhëheqjes së vendit deri më tani në luftën gati gjashtëmujore, e cila fillimisht kishte për qëllim detyrimin e Teheranit që ta braktiste programin e energjisë bërthamore dhe ndryshimin e regjimit.

Irani ka rezistuar me sulme me raketa ndaj bazave amerikane në rajon, Izrael dhe objektivave në vendet e Gjirit, aleate të SHBA-së. Përgjigja e tij më efektive ka qenë sulmi ndaj anijeve në Hormuz, duke bllokuar efektivisht rrugën tregtare, duke tronditur ekonominë botërore. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo