Liverpooli mbetet në bisedime aktive me Paris Saint-Germain për Bradley Barcolan, me kontakte të përditshme midis klubeve. Por, transferimi mund të jetë i vështirë për shkak të kërkesave të klubit francez. Sulmuesi anësor është i etur për t’u larguar dhe kushtet personale nuk janë problem, por tarifa e transferimit mbetet një pengesë e madhe.
Sipas Fabrizio Romano, edhe një paketë me vlerë 120 milionë euro nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme për të bindur PSG-në, e cila vazhdon të kërkojë një tarifë të majme për francezin.
Liverpooli merr “dritën jeshile” nga Barcola, tani gjithçka varet nga PSG Liverpooli ka treguar tashmë se sa janë të gatshëm të paguajnë, por vlerësimi i PSG-së është dukshëm më i lartë sesa çmimi që ata mendojnë. Ndryshe, Barcola është shfaqur si një objektiv kyç për Liverpoolin, ndërsa ata kërkojnë të forcojnë opsionet e tyre sulmuese, sidomos pas largimit të Mohamed Salah.
