Paris Saint-Germain mposhti Aston Villën me rezultatin 2-1 në finalen e Superkupës së Evropës dhe trofeu i fituar po e dërgon trajnerin Luis Enrique drejt rekordeve të reja dhe emrave më të mëdhenj të menaxhimit në botë. Khvicha Kvaratskhelia hapi serinë e golave, Brian Madjo barazoi rezultatin dhe një goditje e saktë nga Desire Doue siguroi fitoren 2-1 për parisienët.
Për trajnerin e PSG-së, Luis Enrique, ky është trofeu i 13-të në krye të ekipit francez, të cilin e ka drejtuar që nga vera e vitit 2023. 🇪🇸🥇 The trophies Luis Enrique has won at PSG since joining in 2023…🔴🔵 🏆 x3 Trophee des Champions 🏆 x3 Ligue 1 🏆 x2 Coupe de France 🏆 x2 UEFA Champions League 🏆 x2 UEFA Super Cup 🏆 FIFA Intercontinental Cup 13 trophies and counting. ✅ pic.twitter.com/JpKGbARDWx — EuroFoot (@eurofootcom) August 12, 2026 Më parë, Enrique e kishte fituar ligën dhe Superkupën kombëtare nga tre herë secilën, Kupën e Francës, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës s nga dy herë secilën, si dhe Kupën Ndërkontinentale një herë.
Megjithatë, rekordi është dikur tjetër. Duke fituar Superkupën e Evropës me PSG-në, Enrique ka ngritur tashmë gjashtë trofe evropianë në karrierën e tij si trajner. 6 – Luis Enrique a remporté son sixième titre sur la scène européenne (C1 x3, Supercoupe d’Europe x3). Intertoto exclue, seuls Carlo Ancelotti (10) et Pep Guardiola (7) en comptent plus en tant qu’entraîneur.
Patron. #PSGAVFC pic.twitter.com/wLXlzCBODU — OptaJean (@OptaJean) August 12, 2026 Në fakt, ishte Superkupa Evropiane e tretë e spanjollit, i cili ka gjithashtu të njëjtin numër trofesh të Ligës së Kampionëve.
Sipas faqes Opta, me gjashtë trofe evropianë, Enrique po i afrohet Pep Guardiolës (7) dhe Carlo Ancelottit (10), të cilët janë të vetmit që kanë bërë më mirë se ai në skenën evropiane.
