Moti në Shqipëri, reshje lokale shiu

0%

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash më të theksuara në lindje e jug.

Reshjet e shiut parashikohen lokale dhe me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në lindje e veri priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara, përqendruar relieveve kodrinore-malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi