Deputetët e PDK-së kanë bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës që herët në mëngjes e krejt kjo si në shenjë proteste ndaj situatës së krijuar në Kuvend. Deputeti Mërgim Lushtaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “Ora është dhe me gjasë kryeministri paska pirë mbrëmë dhe nuk qenka zgjuar për të ardhur në punë. Ku je, kryeministër?
REPUBLIKË – KUSHTETUTË”, ka shkruar Lushtaku. Gjithashtu Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar një sërë veprimesh, për shkak të asaj që kjo parti e konsideron shkelje të Kushtetutës nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjës Vetëvendosje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
