OpenAI sjell ChatGPT në Linux

0%

ChatGPT është i pranishëm në kompjuterë në mbarë botën, por kishte një vend ku mungonte: komuniteti Linux. Tani kjo po ndryshon. Disa sektorë të komunitetit të zhvilluesve të softuerëve me burim të hapur (open-source) prej kohësh i kanë kërkuar kompanisë OpenAI që ta sjellë chatbotin e saj edhe në këtë platformë.

Këtë javë, OpenAI e ka korrigjuar këtë mungesë duke prezantuar një aplikacion të dedikuar të ChatGPT për Linux. “Linux ishte një nga platformat më të kërkuara për aplikacionin desktop, dhe ky lançim e zgjeron ChatGPT dhe Codex në të gjitha sistemet kryesore operative për desktop”, njoftoi kompania.

Aplikacioni i ri, i cili publikohet si një version i hershëm “preview”, do t’u mundësojë përdoruesve të Linux-it të përdorin ChatGPT, ChatGPT Work dhe Codex në disa distribucione të ndryshme. Aplikacioni është i disponueshëm në mbarë botën që nga e marta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas OpenAI, distribucionet e mbështetura përfshijnë versionet desktop të Ubuntu 24.04 dhe 26.04 LTS, Debian 13, si dhe Fedora 43 dhe 44. Komuniteti Linux përfshin qindra distribucione, por ato të përzgjedhura nga OpenAI shërbejnë si bazë për një sërë distribucionesh ose varianteve të tjera desktop, të cilat për këtë arsye pritet të jenë gjithashtu kompatibile me aplikacionet e OpenAI.

OpenAI ka mbërritur pak më vonë se kompania Anthropic, e cila lançoi aplikacionin desktop Claude për Linux rreth një muaj më parë. Aplikacioni i Anthropic është i disponueshëm për Ubuntu 22.04 ose version më të ri, si dhe Debian 12 ose version më të ri.

Burimi: Telegrafi