Që nga pasditja, ekspedita e Hibernianit ndodhet në Shkup. Që kur u ulën në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, u përballën me probleme të mëdha për shkak të temperaturës, e cila edhe sot në Shkup, ishte përvëluese. “Më pas zhvilluan edhe stërvitjen zyrtare në Arenën “Todor Proeski”, ndërsa gjatë saj ata vetë mes vete pyesnin: ’Çfarë është kjo?!
Ferr…’ Epo, le t’u duket ferr edhe nesër në mbrëmje, nga ora , kur fillon ndeshja”, ka shkruar mediumi maqedonas “Sporsport”. Të kujtojmë se Shkëndija ka një gol disavantazh. Në Skoci ndeshja përfundoi 2:1 për Hibernianin. Kështu ishte edhe me Bravon, por Shkëndija në Shkup, në ndeshjen e kthimit, fitoi 3:1.
Le të jetë kështu edhe tani kundër Hibernianit në rrethin e tretë të Conference League.
