Dyshohet se u kërcënua një zyrtar policor, Prokuroria autorizon

0%

Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se pas disa postimeve të publikuara në rrjetet sociale, përmes të cilave dyshohet se është kërcënuar një zyrtar policor, prokurori kujdestar ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Prokuroria thot se ka autorizuar edhe administrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në objektin e Kuvendit të Kosovës për këtë rast.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për sigurimin dhe administrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të provave relevante lidhur me këtë rast.” – thuhet në .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria thekson se në bashkëpunim me Policinë do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit si dhe sigurimin e provave të nevojshme, në përputhje me kompetencat dhe dispozitat ligjore në fuqi.

Në anën tjetër, sot, më , ka qenë dita e tretë e vizitës së mërgimtarëve në sallën e Kuvendit, e cila është shoqëruar fillimisht me përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Alenacës e Lëvizjes Vetëvendosje, pastaj edhe me debate mes vizitorëve që shprehnin përkrahjen e tyre politike.

Burimi: Kallxo