Gjendet i vdekur një 33-vjeçar në lumin e fshatit Dormjak – trupi

0%

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në fshatin Dormjak të Hanit të Elezit, ku një 33-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një lumë, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Zulfi Topojani , ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja është raportuar më 11 gusht, rreth orës , në vendin e quajtur Skollovc, në një pjesë të lumit që, sipas informacioneve të rastit, shfrytëzohet nga banorët edhe për t’u larë. Sipas dëshmisë së dhënë para hetuesve, dy persona që po kalonin nëpër pyll kishin takuar vëllain e viktimës, i cili i kishte njoftuar se Topojani kishte mbetur te lumi.

Ata kishin shkuar së bashku në lokacion, ku kishin vërejtur trupin e pajetë në ujë dhe menjëherë kishin alarmuar Policinë dhe zjarrfikësit. Zjarrfikësit e kanë nxjerrë trupin nga uji, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Han të Elezit. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendngjarje kanë intervenuar Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale, të cilat kanë kryer ekzaminimet fillestare. Sipas raportit policor, gjatë këqyrjes së trupit nuk janë vërejtur lëndime apo hematoma të dukshme. Një familjare e viktimës ka deklaruar para hetuesve se nuk dyshon se dikush mund t’i ketë bërë keq atij, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com