Aziz Salihu e filloi ndeshjen para 25 mijë shikuesve…

0%

Aziz Salihu e filloi ndeshjen para 25 mijë shikuesve… E diela e datës së 19 gushtit të vitit 1984, shënonte një ditë të veçantë në stadiumin e Prishtinës në ndeshjen mes Prishtinës dhe Sllobodës së Tuzllës, në kuadër të javës së parë të Ligës të Parë të ish Jugosllavisë në futboll.

Boksieri Aziz Salihu, sapo ishte kthyer nga Los Anxhelosi me medalje të bronztë olimpike, u nderua në stadiumin e Prishtinës. Para më shumë se 25 mijë shikuesve, Salihu e filloi ndeshjen nga qendra, e cila kishte përfunduar me rezulatat 1:1.

Burimi: Bota Sot