Mauro Ikardi mund të shënojë kthimin pas 7 vitesh në Serinë A, nga ku u largua si i padëshiruar nga Interi në vitin 2019. Sulmuesi argjentinas është lojtar i lirë, pasi ka mbyllur kontratën me Gallatasarajn dhe shihet si një opsion i cili mund të bëjë diferencën përsëri në nivelet e rëndësishme.
Kjo është arsyeja pse klubi i Lacios ka hedhur hapat e parë duke kontaktuar përfaqësues të tij, për ta bindur që të transferohet te bardhekaltrit.
Gjithsesi, ka pengesa jo pak të rëndësishme në këtë aspekt, pasi fillimisht Ikardi raportohet se do me çdo kusht të luajë në Ligën e Kampioneve në këtë edicion, ndërsa ka edhe pretendime të mëdha sa i përket rrogës, duke kujtuar se në sezonet te Gallatasaraj ka përfituar 10 milion euro në vit.
Megjithatë, palët janë në kontaktet e para dhe situata do të shihet si do të evoluojë duke pasur parash edhe oferta e tjera që mund të marrë Ikardi gjatë kësaj periudhe.
