Para derës së mbyllur, duke pritur çelësin, Ai e hapi derën për një premtim, por e mbyll prap për një tjetër premtim. Muret e odës heshtën, mikrofoni mbeti pa zë. Ai heshtjen e quajti -stabilitet, pritjen – durim, bindjen – demokraci. 2. Ligjet tona janë të qarta, mos i hudhni. Nuk u mungojnë fjalët, drejtësis t’i zbatojnë.
Kushtetuta e jonë është drejtë, vetëm ai që zgjedh të mos i kuptojë, zgjedh të mos i respektojë. Po jetojme në kohë pa kohë, nga zotat njerëzit, që po trazojnë botën. E ne në lirin tonë, me fetyrë kah dielli, duke pritur çelsin. 3. Gazetari e pyeti kalimtarin në shesh: Çka po mendon, përse oda është e mbyllur?
Ai, pa hezitim, u përgjigj: Ne kemi hallet tona, ata kanë hallin e karriges së vet. Edhe ai që sot mban çelësin, rrin në mes hijeve, si ata para tij. Neve s’ka kush të na i qajë hallet, se të gjithë jemi me halle. Dera e odës duhet të jetë e hapur, që edhe zëri ynë të hyjë brenda. Jemi duarthatë.
Me votë, bësimin ua kemi dorëzuar, për jetë më të mirë, e po jetojmë me premtime, sot për nëser, duke pritur çelësin. 4 Në zgjedhje, çelësin e dorëzuam, por nuk bëhet pronë e tij. Pushteti nuk na muar çelësin me forcë; i bësuam, dhe ja dorëzuam, 5 Çelësin është bësim ynë, për udhëheqje, Bësimi nuk është pronë, por përgjegjësi, për udhëheqje, dhe kompromise në kuvend.
Liria dhe zhvillimi i jonë, duhet mbrojtur me sinqeritet, nga pozita dhe opozita. 6. Bllokada është thirrja e fundit, se çelësi nuk duhet keqpërdorur. Ai është dhënë me votë, por për ta hapur dialogun: drejt marrëveshjes, drejt zhvillimit, drejt së ardhmes. Sepse Kosova, nuk është derë e mbyllur.
