Shpërndaje në: Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut gjatë kontrolleve në markete të mëdha në rajonet e Mitrovicës, Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Lipjanit dhe Shtimes, ka njoftuar se ka evidentuar edhe shtatë produkte me mospërputhje, të përcaktuara në raportet e AUVI-it.
Sipas Inspektoratit, bëhet fjalë për produktet: Holla Barista 3.8%, 1 litër; Crem për pite Bylmeti; Holla Cooking Crem, 1 litër; Edhe Arbëri 11 o. më parë Tërhiqen nga tregu edhe 7 produkte të qumështit Qumësht My Cow 3.2%, 1 litër; Mazë tradicionale Drena; Mazë tradicionale Milket; Krem për pite Bianco, 700 gramë.
IQMT njofton se, bazuar në raportet zyrtare të AUV-së nga data , deri më , gjatë ditës së sotme janë tërhequr nga tregu gjithsej 5,278 njësi të këtyre produkteve.
Edhe Arbëri 10 gus 2026 Produkte të qumështit me bazë bimore, Inspektorati bën inspektime në markete në Prishtinë e Prizren “ Po ashtu, qendrat e operatorëve ekonomikë që kanë rrjete marketesh në të gjithë territorin e Kosovës janë urdhëruar që t’i largojnë nga shitja produktet e evidentuara në raportet e AUV-së ”, thuhet në raport .
IQMT ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin dhe inspektimin e tregut. Sipas këtij institucioni, produktet e qumështit për të cilat është evidentuar mospërputhje do të vazhdojnë të jenë pjesë e listës së produkteve për tërheqje nga tregu.
