Skandal pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve, lojtari godet me grusht

0%

Një përfundim i tensionuar i shoqëroi përballjen dramatike mes Bodo/Glimt dhe Union Saint-Gilloise, me norvegjezët që siguruan kualifikimin në play-off të Ligës së Kampionëve pas një fitoreje 3-2 në kohën shtesë. Pas ndeshjes, situata u përshkallëzua edhe jashtë fushës.

Sipas portalit norvegjez “Bodo Nu”, një futbollist i Union SG dyshohet se ka goditur me grusht në fytyrë një punonjës të administratës së Bodo/Glimt në tunel. Sipas të njëjtit raportim, punonjësi nuk ka pësuar lëndime. Gazeta norvegjeze “VG” raportoi për incidentin dhe kërkoi qëndrimin e Bodo/Glimt. Zëdhënësi i klubit, Simen Pedersen, nuk pranoi ta konfirmonte apo mohonte rastin.

“Ne nuk do të komentojmë për këtë”, deklaroi Pedersen për “VG”. Ai gjithashtu bëri të ditur se Bodo/Glimt nuk e ka raportuar incidentin në UEFA, pasi në vendngjarje ndodhej delegati i UEFA-s. “UEFA ka delegatin e saj, i cili ishte aty ku ndodhi gjithçka dhe ndoshta e ka parë të gjithë situatën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai përgatit raport pas çdo ndeshjeje, pavarësisht se çfarë ndodh, kështu që presim që ajo që ka parë të përfshihet në raportin e tij”, shtoi ai. Ndërkohë, UEFA i ka konfirmuar “VG”-së se raportet zyrtare nga ndeshjet e së martës janë duke u shqyrtuar, ndërsa nuk ka dashur të japë detaje të tjera.

Edhe Union Saint-Gilloise është kontaktuar nga mediumi norvegjez, por klubi belg nuk kishte kthyer përgjigje në kohën e publikimit. Tensionet nisën para se lojtarët të arrinin në dhomat e zhveshjes Sipas gazetarëve të “VG” që ndodheshin në stadium, përplasjet kishin nisur gjatë rrugës drejt dhomave të zhveshjes. Një futbollist i Union SG ishte irrituar nga gjestet e një tifozi vendas.

Lojtari dyshohet se tentoi të afrohej drejt tribunës, por u ndalua nga pjesëtarët e sigurimit. Pas kësaj, tensionet vazhduan në drejtim të tunelit. Pas përfundimit të takimit, Pedersen kishte folur për një atmosferë të tensionuar, duke theksuar se skuadra belge ishte shumë e pakënaqur me vendimet e gjyqtarit.

Në atë moment, ai tha se, sipas informacionit që kishte, nuk kishte pasur goditje. Një ditë më vonë, pas raportimeve për grushtin e dyshuar, klubi norvegjez zgjodhi të mos komentojë më tej. Në aspektin sportiv, Bodo/Glimt siguroi kualifikimin falë një goli të shënuar në fund të kohës shtesë.

Ndeshja e parë në Belgjikë kishte përfunduar 3-3, ndërsa norvegjezët fituan 3-2 në shtëpi dhe kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 6-5. Union Saint-Gilloise do të vazhdojë garat në Ligën e Evropës, ndërsa Bodo/Glimt do të përballet me NEC Nijmegen në play-off-in e Ligës së Kampionëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com